Zgjedhjet, Kurti për “The Guardian”: Nëse nuk kemi shumicën, nuk bëjmë koalicion me partitë opozitare

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka pranuar për tabloidin britanik “The Guardian” se nuk është i interesuar për një koalicion me asnjë nga partitë kryesore të opozitës.

Por edhe ato parti kanë një histori rivaliteti të ashpër dhe gjithashtu do të përballeshin me pengesa të rëndësishme për të formuar një koalicion të qëndrueshëm.

Partia e Kurtit, Vetëvendosje, fitoi një shumicë absolute katër vjet më parë në një program që kombinonte socialdemokracinë, antikorrupsionin dhe patriotizmin.

Sondazhet e opinionit para zgjedhjeve të së dielës konkludojnë se Vetëvendosje e Kurtit nuk do të arrinte shumicën e saj si katër vjet më parë.