Zgjedhjet/ Gratë e burgut të Pojskës do votojnë

38 gra me vendbanim të përkohshëm në Pogradec për shkak se vuajnë dënimin në IEVP Pojskë në Pogradec do të votojnë ditën e nesërme. Sipas informacioneve të siguruara e gjithë baza materiale për procesin zgjedhor është dërguar në burgun e Pojskës.

Nuk do të votojnë shtetaset e huaja që vuajnë dënimin në këtë institucion ashtu si nuk do të votojnë mbi 20 gra të cilat janë të dënuara nga Spak i cili u ka hequr edhe të drejtën e votës.

Ndërkohë sipas të dhënave janë 34 të paraburgosura që do të votojnë dhe 3 të dënuara.