Zgjedhjet e 14 majit/ Yuri Kim takohet me kreun e Policisë së Shtetit
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar Muhamet Rrumbullaku.
Gjatë këtij takimi, në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi në rritje mes SHBA dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
Ambasada Amerikane: Yuri Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan për bashkëpunimin në rritje me forcat e rendit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
Ambasadorja theksoi rolin kritik të PSH-së në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.