Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ teston pajisjen për votimin elektronik

Zgjedhjet vendore të 14 majit do të sjellin një risi kësaj here dhe konkretisht bëhet fjalë për votimin elektronik.

Sot është testuar pajisja për votim elektronik, që ndodhet e stacionuar në Lundër të Tiranës. Mësohet se kjo pajisje është testuar në Elbasan, Kamzë, ndërsa ngelet ajo e Vorës.

Siç është thënë tashmë, zgjedhësit do të identifikohen përmes pajisjes elektronike.

Më herët Celibashi ka deklaruar se kjo pajisje është e saktë dhe e shpejtë dhe është e pamundur të ndërhyhet në të.