Zgjedhjet e 11 majit/ Vlora voton, kandidatët e dy forcave të mëdha politike në këtë qark

337,746 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në qarkun e Vlorës, i cili përfshin rrethin e Vlorës, rrethin e Sarandës dhe rrethin e Delvinës. Ky qark do të përfaqësohet me 12 mandate deputeti në Kuvendin e ri.

Nën siglën e Partisë Demokratike garojnë:

Lista e mbyllur

  1. Bujar Leskaj
  2. Atird Hoxha
  3. Ina Zhupa
  4. Vangjel Dule

Lista e hapur

  1. Alda Haluci
  2. Matilda Qyrku
  3. Nada Daullja Mecorapaj
  4. Liljana Elmazi
  5. Lorenc Banaj
  6. Edmond Fetahu
  7. Skënder Muço
  8. Darjo Runaj
  9. Ritvan Mezini
  10. Romario Meminaj
  11. Petro Gjikuria
  12. Artan Licaj

Nën siglën e Partisë Socialiste garojnë:

Lista e mbyllur

  1. Blendi Çuçi
  2. Zamira Sina
  3. Erjona Ismaili
  4. Pirro Vëngu

Lista e hapur

  1. Vasil Dhajo
  2. Ardit Bido
  3. Gjergji Mërkuri
  4. Ina Majko
  5. Vullnet Sina
  6. Evis Allushi
  7. Klevis Kaso
  8. Brunilda Mersini
  9. Briseida Cakëri
  10. Mjaftesa Sulaj
  11. Endi Hysenaj
  12. Damian Gjiknuri

Probleme në Sarandë! Në disa qëndra nuk ka nisur votimi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

QV në Vlorë nuk hapet pas vdekjes së nënës së kryetarit të komisionit, qytetarët presin në radhë për të votuar

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka votuar në qendrën e votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e 11 Majit. Pas ushtrimit të të drejtës së saj të votës, Spiropali ka bërë një thirrje të fuqishme për qytetarët, duke i inkurajuar ata të dalin dhe të votojnë.

“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e kombit. I bëj thirrje të gjithëve të votojnë sot me qytetari, ashtu siç është zhvilluar edhe fushata zgjedhore, të tregojnë se jemi europianë në mendje, zemër dhe në standarde,” tha Elisa Spiropali për mediat.

Kryeparlamentarja theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, duke shtuar se përmes votës ata mund të japin një mesazh të fuqishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe forcimin e demokracisë.

Një qendër votimi në Vlorë nuk është hapur ende, pasi kryetarit të komisionit i ka ndodhur një humbje familjare, duke lënë qytetarët të presin në radhë për të votuar.

Votuesit e parë në Himarë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE nē Himarë

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha: Apel qytetarëve për të dalë në votim, ka pasur probleme të vogla në disa qendra votimi

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili ka votuar pak më herët, ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin në votim dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të kontribuar në procesin zgjedhor. Gjatë një deklarate për mediat, Dredha u shpreh se procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme të mëdha, edhe pse janë hasur disa vështirësi të vogla në disa qendra votimi. Sipas tij, këto probleme janë zgjidhur dhe normaliteti është rikthyer.

Ai gjithashtu njoftoi se në Vlorë po zhvillohet një nga eventet më të mëdha të sportit, Giro d’Italia, dhe për shkak të këtij eventi, disa akse rrugore do të bllokohen, ndaj apeloi për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, që të planifikonin përpara udhëtimet e tyre.

Dredha tha se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar, pasi ky është një proces jetik për demokracinë dhe zhvillimin e qytetit të Vlorës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)