Prokuroria e Posaçme ka publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”, e cila synon të ndalojë dhe të ndëshkojë çdo shkelje ligjore gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.
Strategjia përfshin:
• Verifikimin në terren të indicieve dhe fakteve që lidhen me veprat penale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
• Hetimin e keqpërdorimit të buxhetit dhe investimeve publike gjatë fushatës nga subjektet e posaçme.
• Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për të identifikuar sinjale të mundshme të manipulimeve zgjedhore.
• Bashkëpunimin me institucionet kryesore, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në, Policinë e Shtetit, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.
SPAK thekson se çdo rast i dyshimtë do të hetohet me prioritet dhe fton qytetarët të raportojnë çdo tentativë për manipulim të zgjedhjeve.