Zgjedhjet e 11 Majit/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën

Pas një muaji fushatë do të mbahet sot takimi i fundit elektoral në kryeqytet nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit 2025. PS ka njoftuar mbylljen e fushatës te Parku Olimpik, ndërsa nga ana tjetër PD ka njoftuar takimin e fundit elektoral po ashtu në orën 19:00 te Bulevardi i ri.

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka shkruar: “Me falënderimin për mikpritjen e Vlorës dhe Durrësit, ju ftoj të shihemi sot në Tiranë, ora 19:30”.

Ndërkohë, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen mitingut përmbyllës të PD, ku do të jetë i pranishëm edhe drejtuesi amerikan i fushatës, Chris LaCivita.

Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për ‘Shqipërinë Madhështore’”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Ndërsa siç duket edhe në pamjet që Replikë ka siguruar, kampi rozë dhe blu duket se është gati pak orë para takimit.
Ndërkohë, partitë e reja opozitare përfunduan fushatën e tyre ditën e djeshme.

Aktiviteti përmbyllës i dy partive kryesore në Shqipëri do të pasohet me heshtjen zgjedhore, të shtunën më 10 maj. Ndërsa të dielën e 11 majit 3.7 milionë shqiptarë do t’i japin fund vendimarrjes politike duke votuar për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar.