Zgjedhjet e 11 Majit/ Proda takim me efektivët e Policisë: Përkushtim dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave

Në lidhje me procesin zgjedhor ditën e sotme është zhvilluar një mbledhje në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë, me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.

Të pranishëm ishin drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve. Drejtori Proda ka përgëzuar për përkushtimin dhe ka dhënë një mesazh për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve të vendit.

Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses në interes të qytetarëve të vendit këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve të vendit.”

Të gjithë punonjësve të Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor u janë shpërndarë librat e xhepit me detyrat që duhet të përmbushë çdo punonjës policie i angazhuar në fazën finale të këtij procesi. Ky libër është prodhuar nga Policia e Shtetit. Punonjësit e Policisë janë shpërndarë në vendet e planëzuar për shërbim, për ruajtjen e objekteve zgjedhore.