Zgjedhjet e 11 majit, nis cikli i trajnimeve në radhët e policisë

Nisi sot cikli i trajnimeve në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, 11 maj 2025.

Cikli i trajnimeve nisi me drejtuesit qendror dhe vendor të Policisë së Shtetit. Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ishte i pranishëm në takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK.

Cikli i trajnimeve do të vijojë për punonjësit e Policisë të të gjitha niveleve, të cilët do të jenë të angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor, në bazë dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor.