Ndryshime të befasishme në listën e kandidatëve të PS për deputet në qarkun e Korçës.
Burime të sigurta brenda PS bëjnë me dije se deputeti aktual i Devollit Ilir Topi nuk do të jetë pjesë e listës në zgjedhjet e 11 Majit.
Nuk dihet në qoftë se Topi është larguar nga kërkesa për kandidim pas deklaratës së Ramës se deputetët me një mandat do të ishin pjesë e listës së hapur apo për arsye të tjera, gjithsesi, ajo që dihet është se Topi nuk do të jetë as në garë për karrigen e parlamentit.
Të njëjtat burime shtojnë se emri më i lakuar për të qenë pjesë e listës nga PS e Devollit është kryetari i kësaj dege Genti Likollari, edhe pse ende nuk ka asgjë të konkretizuar.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ