Zgjedhjet e 11 majit/ Lezha voton, kandidatët e dy forcave të mëdha politike në këtë qark

188,652 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në qarkun e Lezhës, i cili përfshin rrethin e Lezhës, rrethin e Mirditës dhe rrethin e Kurbin. Në Kuvendin e ri, ky qark do të përfaqësohet me 7 mandate deputeti.

Nën siglën e Partisë Demokratike garojnë:

Lista e mbyllur

  1. Agron Gjekmarkaj
  2. Elda Hoti

Lista e hapur

  1. Gjin Gjoni
  2. Lindita Metaliaj
  3. Kastriot Piroli
  4. Aleksandër Lala
  5. Edison Doçi
  6. Viktor Tusha
  7. Melisa Vuthaj

Nën siglën e Partisë Socialiste garojnë:

Lista e mbyllur

  1. Ulsi Manja
  2. Ermal Pacaj

Lista e hapur

  1. Admir Kadeli
  2. Andon Gjoni
  3. Klotilda Ndreca
  4. Erion Markaj
  5. Marjeta Neli
  6. Aurora Reçi
  7. Pranvera Skana

Lezhë – Qendrat e votimit hapen me pjesëmarrje të qytetarëve, probleme teknike vonojnë nisjen në QV nr. 0731

Në qarkun e Lezhës, procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, ashtu siç parashikohet në kalendarin zgjedhor. Qytetarët kanë filluar të paraqiten në qendrat e votimit që në orët e para të mëngjesit, duke shfaqur interes për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

Megjithatë, jo të gjitha qendrat e votimit kanë arritur të hapen në kohë. Sipas informacioneve nga KZAZ-të, disa prej tyre janë përballur me vështirësi teknike. Një rast konkret është qendra e votimit me numër 0731, pjesë e KZAZ nr. 12 në Lezhë, e cila nuk është hapur ende për shkak të mosfunksionimit të pajisjes së printimit.

Autoritetet përgjegjëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kërkuar zëvendësimin e pajisjes, ndërsa konfirmohet se pajisja e re është siguruar. Kjo qendër pritet të hapet rreth orës 08:00, menjëherë pas vendosjes së pajisjes së re dhe verifikimeve të nevojshme.

Procesi po monitorohet nga komisionet zgjedhore dhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme për të siguruar mbarëvajtjen e votimeve.

Proces normal i votimit në Lezhë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

“Çarçaf i madh, nuk gjeja dot ku të vija shenjën, kam ardhur me lupë”, votuesi në Lezhë i pakënaqur: Dua të jem i saktë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Lezhë – Gjini Gjoni: Sot është një ditë e veçantë, qytetarët të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjini Gjoni, ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit, duke e cilësuar këtë ditë si të veçantë për të gjithë qarkun. Ai u bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar se ky është një akt i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Gjoni gjithashtu ngriti shqetësimin për praninë e administratorëve të njësive vendore brenda ambienteve të votimit, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. “Ka raste kur administratorë ndodhen brenda qendrave të votimit pa pasur ndonjë atribut ligjor apo bexha identifikimi. Kjo është e palejueshme,” tha Gjoni, duke shtuar se kjo situatë është konstatuar në disa njësi administrative të qarkut.

Voton kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Voton Agron Gjekmarkaj! Komenton arrestimin e bashkëshortit të deputetes demokrate: Kurth! Po monitorojmë çdo rast abuzimi dhe do t’i denoncojmë publikisht

Deputeti i Partisë Demokratike në listat e mbyllura dhe njëkohësisht drejtuesi politik i saj për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, pasi ushtroi të drejtën e votës në qytetin e Lezhës, dha një deklaratë për mediat ku komentoi edhe arrestimin e bashkëshortit të deputetes Elda Hoti.

Gjekmarkaj e cilësoi arrestimin si një kurth të ngritur nga organet shtetërore, të cilat, sipas tij, në vend që të ndëshkojnë ata që cenojnë procesin zgjedhor dhe merren me shitblerjen e votës, po targetojnë qytetarët që mbrojnë të drejtën e votës.

Ai theksoi se Partia Demokratike po monitoron çdo rast abuzimi dhe do t’i denoncojë publikisht ato.

Në përfundim të deklaratës, Gjekmarkaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe për vendin. “Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të ndërtuar një Shqipëri ku sundon ligji dhe jo bota e krimit. Indiferenca është armiku më i madh i demokracisë”, u shpreh ai.

Vota e diasporës mbërrin në Shqipëri, dorëzohen 2,784 zarfe në qendrat e votimit

Të shtëna me armë pas përplasjes mes dy qytetarëve në një qendër votimi në Fushë-Milot

Tension pranë një QV në Mamurras mes përfaqësuesve të dy kandidatëve, situata zgjidhet pa incidente

Një situatë e tensionuar është krijuar në Mamurras, ku përfaqësuesit e kandidatit të Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, ndodheshin jashtë ambienteve të qendrës së votimit, ndërsa aty janë afruar edhe disa përfaqësues të kandidates së PS-së.

Pavarësisht momentit të tensionuar mes dy grupeve, situata duket se është zgjidhur pa konflikt të hapur dhe thuajse në heshtje.