Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryeparlamentarja Elisa Spiropali voton te “Parku Olimpik”, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën e votës! Të tregojmë se jemi europianë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka votuar në qendrën e votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e 11 Majit. Pas ushtrimit të të drejtës së saj të votës, Spiropali ka bërë një thirrje të fuqishme për qytetarët, duke i inkurajuar ata të dalin dhe të votojnë.

“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e kombit. I bëj thirrje të gjithëve të votojnë sot me qytetari, ashtu siç është zhvilluar edhe fushata zgjedhore, të tregojnë se jemi europianë në mendje, zemër dhe në standarde,” tha Elisa Spiropali për mediat.

Kryeparlamentarja theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, duke shtuar se përmes votës ata mund të japin një mesazh të fuqishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe forcimin e demokracisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)