Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju-Jork, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
POSTIMI I PLOTE:
“Me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars,” shkruan Rama.
Në videon e ndarë nga kryeministri Rama është thirrja për shqiptarët jashtë që zëri i tyre të dëgjohet përmes votës.
“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por, a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime,” thuhet në videokartolinën që ndau kryeministri.