Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PS Edi Rama i beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë, Majko shkon në Kavajë!

Ndryshime drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqet e vendit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PS u emërua drejtues politik i Kukësit.

Nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 37.

Drejtuesi politik i këtij qarku është Veliaj, ndërsa në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministret Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Delina Ibrahmiaj, si edhe Elisa Spiropali, Pandeli Majko e Ervin Hoxha.