Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për disa parti dhe koalicione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot listat e kandidatëve për deputetë të disa partive politike dhe koalicioneve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 majit.

Mbledhja u zhvillua në orën 12:00, ku u shqyrtuan kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të subjekteve zgjedhore. Pas shqyrtimit, KQZ vendosi të miratojë listat e mëposhtme:

•Partia Socialiste e Shqipërisë

•Partia Socialdemokrate

•Partia Koalicioni Euroatlantik

•Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”

•Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”

•Partia MUNDËSIA

•Partia Aleanca Demokracia e Re

Pas miratimit të listave, KQZ pritet të vijojë me procedurat e tjera zgjedhore, ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit pritet të nisë në ditët në vijim.