Zgjedhjet e 11 majit/ Korça voton, kandidatët e dy forcave të mëdha politike në këtë qark
305,026 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në qarkun e Korçës, i cili përfshin rrethin e Devollit, rrethin e Kolonjës, rrethin e Korçës dhe rrethin e Pogradecit. Në Kuvendin e ri, ky qark do të përfaqësohet me 10 mandate deputeti.
Nën siglën e Aleancës Shqipëria-Madhështore garojnë:
Lista e mbyllur
- Ivi Kaso
- Ledina Aliolli
- Bledjon Nallbati
Lista e hapur
- Gentjan Cela
- Edmond Spaho
- Gentjan Cala
- Andrea Mano
- Eleina Qirici
- Brunilda Prifti
- Ernest Koce
- Kristi Kocibelli
- Enton Cacani
- Elsuida Vila
Nën siglën e Partisë Socialiste garojnë:
Lista e mbyllur
- Niko Peleshi
- Romina Kuko
- Genti Lakollari
Lista e hapur
- Alfons Olldashi
- Arjan Jaupllari
- Besa Spaho
- Bledi Çomo
- Eni Zake
- Eridjon Rustemi
- Gëzim Gora
- Ilirjan Pendavinji
- Vasil Sterjovksi
- Vinjola Rota
Në qendrat e votimit në Korçë nuk paraqiten probleme. Vijon procesi normalisht
View this post on Instagram
Qarku i Korçës – 260 mijë votues në 427 qendra votimi, procesi vijon normalisht, me disa vonesa në Ersekë
Me më shumë se 260 mijë votues, procesi i votimit në qarkun e Korçës po vijon normalisht në 427 qendra votimi.
Procesi po zhvillohet pa probleme të mëdha, përveç disa vështirësive të vogla në qytetin e Ersekës, ku disa komisionerë të Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në orarin e duhur, duke pamundësuar hapjen në kohë të disa qendrave të votimit. Megjithatë, edhe në këto qendra, procesi ka nisur rregullisht pasi komisionerët janë paraqitur rreth orës 07:50.
Votuesit e juglindjes së vendit kanë filluar të shprehin vullnetin e tyre me votë, ndërkohë që sipas drejtuesve politikë të qarkut, përqindja e pjesëmarrësve pritet të rritet në orët në vijim.
E PAZAKONTE/ I ngacmoi të bijën, demokrati rreh komisionerin e PS brenda qendrës së votimit (EMRAT)
Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme ku po mbahen votimet në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare.
Në Pogradec, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike ka qëlluar me gusht komisionarin e Partisë Socialiste, Entin Gega brenda qendrës së votimit.
Ky incident në qëndresën e votimit, duket se nuk ka patur prapavijë politike, por arsye personale.
Mësohet se Luan Tollozhina ka qëlluar me grushta Entin Gegën në qendrën e votimit, pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të bijën.
Erion Isai u akuzua për blerje votash ditën e djeshme nga PD – përgjigjet akuzave pasi votoi në Ersekë
View this post on Instagram
Sherri me grushte në qendrën e votimit në Pogradec, nënkryetari i KZAZ: Komisionerët nuk ranë dakord për…
“KZAZ jonë ka një njoftim që në qendrën e votimit 3901 pranë shkollës Esat Minarolli në Pogradec është regjistruar një incident. Zanafilla ka qenë mosdakordësia e komisionerëve në shoqërimin e një personi tjetër i paautorizuar i cili ishte i verbër dhe nuk mund të votonte dot.
Në këtë moment kishte nisur ky konflikt, personi që shkaktoi incidentin është shoqëruar në polici, pritet të zbulohen rrethanat e ngjarjes. Votimi po vijon normalisht, ka pasur vetëm një ndërprerje disa minutësh pas ngjarjes.
Personat që janë të paaftë për të votuar duhet të kenë një mjet identifikimi që tregon për problemin që kanë, njëkohësisht duhet të kenë me vete një certifikatë familjare në të cilën të jetë personi që do ta ndihmojë gjatë procesit të votimit”, tha nënkryetari i KZAZ 70-Armand Agolli.
Tjetër përplasje pranë qendrës së votimit në Pogradec, policia ndërhyn në vendngjarje
Një tjetër konflikt fizik është shënuar pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se në përplasje dyshohet të jenë përfshirë familjarë të palëve që u konfliktuan në incidentin e parë të raportuar më herët në këtë zonë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të qetësuar situatën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe identitetet e personave të përfshirë.
View this post on Instagram
Arrestohet 63-vjeçari në Pogradec për dhunë ndaj komisionerit të PS – Reagon Policia
Pogradec – Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, kanë arrestuar në flagrancë 63-vjeçarin L.T., banues në Pogradec, për dhunë ndaj një anëtari të komisionit zgjedhor.
Ngjarja ka ndodhur më 11 maj 2025, rreth orës 10:30, në Qendrën e Votimit nr. 3901 në Pogradec. Sipas autoriteteve, L.T. ka hyrë brenda qendrës së votimit dhe ka goditur fizikisht shtetasin E.G., 52 vjeç, anëtar komisioni i Partisë Socialiste, duke i shkaktuar dëmtime.
Incidenti dyshohet se ndodhi pas një debati mes vajzës së L.T., e cila është kryetare e komisionit në këtë qendër, dhe anëtarit të PS, lidhur me mënyrën e votimit të personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve – nëse do të lejoheshin ose jo të votonin me shoqërues.
63-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, të parashikuara nga nenet 329/2 dhe 237 të Kodit Penal.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë për veprime të mëtejshme.
“Më shau nga nëna dhe më goditi në vesh”, Enton Gega akuzon Luan Tollozhinën për dhunë në QV e Pogradecit: Ai gjithmonë bën kështu në zgjedhje
View this post on Instagram
Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, 176 të dënuar ushtrojnë të drejtën e votës
Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, 176 të dënuar ushtrojnë të drejtën e votës
Tjetër denoncim për Luan Tollozhinën në Pogradec – E moshuara: Më kapi për fyti, po shoqëroja burrin për të votuar
Tjetër denoncim për Luan Tollozhinën që goditi komisionerin në QV e Pogradec. Ish mësuesja në pension Monda Turshinka ka denoncuar në media se personi në fjalë e ka sharë, ofenduar dhe e ka zënë pçr gryke. Turshinka tha se nuk po bënte asgjë jashtë qendrës së votimit pasi kishte sjellë bashkëshortin për të votuar, i kishte ndodhur ky incident.
Tollozhina për momentin është i shoqëruar në komisariatin e Pogradecit për goditjen e komsionerit.
View this post on Instagram