Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar platformën “Microsoft Exchange Server” për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë votuesve nga diaspora.
KLGJ, në vendimin e saj, ka vendosur gjithashtu një link ku të gjithë qytetarët që votojnë nga diaspora, nëse nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista ose kanë probleme me karakter ligjor.
Qytetarët mund të ankohen dhe më pas Gjykata e Tiranës duhet të japë një vendim brenda një afati prej 48 orësh. Gjykata do të kthejë përgjigje përmes sistemit Microsoft Teams.
Vendimi ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ