Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si votojnë aktualisht qytetarët e kryeqytetit
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill.
Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës nga Barometri sjell edhe rezultatin e prirjes së votës sipas mendimit të qytetarëve që janë pyetur.
Sipas këtij projeksioni :
Partia Socialiste në 11 Maj mund të marrë potencialisht 46,2 % të votave +-2 % (44.2%-48.2 % )
Aleanca Për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj mund të marrë potencialisht 30.6 % të votave +-2 % (28.6 % -32.6%)
Partia Mundësia në 11 Maj mund të marrë potencialisht 8.7% të votave +-1.5% (7.2 %-10.2%)
Nisma –Shqipëria Bëhet mund të marrë potencialisht në 11 Maj 7.6 % të votave +-1.5% (6.1 % -9.1 %)
Lëvizja Bashkë mund të marrë në 11 Maj potencialisht 4% të votave +-1% (3% -5 %)
Koalicioni Euroatlantik mund të marrë potencialisht në 11 Maj 1.2% të votave +-1% (0.2 % -2.2 %).