“Zgjedhjet e 11 Majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale”, Berisha: Edi Rama nuk do mund të qëndrojë në atë karrige
Teksa po mbahet protesta e organizuar nga PD lideri demokrat Sali Berisha i kthyer direkt nga Brukseli ka mbajtur një fjalim të ashpër. Ai tha se zgjedhjet e 11 Majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale dhe para se të zhvilloheshin.
“Zgjedhjet e 11 Majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale dhe para se të zhvilloheshin.
Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë. Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime”, deklaroi Berisha.
View this post on Instagram