Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Capjas për të votuar. Togat e zeza kanë argumentuar se ai është dënuar me burgim të përjetshëm.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj. Në total, në të gjitha burgjet, kanë pasur të drejtën për të votuar 3,089 të dënuar dhe të paraburgosur me të drejtë vote.
Po ashtu, në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë pranuar.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ