Zgjedhjet e 11 majit/ Fieri voton, kandidatët e dy forcave të mëdha politike në këtë qark
435.841 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në qarkun e Fierit.
Bashkia Divjakë, Fier, Lushnje, Mallakastwr, Patos dhe Roskovec do të përcaktojë 16 mandate në Kuvendin e ri.
Nën siglën e Aleancës Shqipëria-Madhështore garojnë:
Lista e mbyllur
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Eduart Sharka
4. Brunilda Haxhia
5. Saimir Korreshi
Lista e hapur
1. Gentian Koçi
2. Ledion Çala
3. Luljeta Sejko
4. Ajet Bërguri
5. Ardian Ferro
6. Silva Hasa
7. Arben Çuko
8. Matin Dogani
9. Gentian Çela
10. Pelivan Bufi
11. Arben Hoxha
12. Fatjon Semanjaku
13. Samena Malena
14. Shpetim Axhami
15. Ilda Dhori
Nën siglën e Partisë Socialiste garojnë:
Lista e mbyllur
Belinda Balluku
Erion Mile
Petrit Malaj
Kiduina Zaka
Ana Nako
Lista e hapur
Ceno Klosi
Zira Gjika
Ramion Kurti
Maringlen Hoxha
Gerta Dhima
Asfloral Haxhiu
Elton Koreshi
Maldrita Bardho
Përparim Arapi
Ilirjan Musko
Zejqine Çaushi
Antoneta Dhima
Klevis Jahaj
Dhimitër Kruti
Avdi Snalla
Nustret Avdullah
“Vota është njësoj, qoftë nga burgu, qoftë jashtë” – Mesazhi i Ervin Salianjit: Qytetarët të dalin masivisht në votime!
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47
500 fletë votimi nuk janë gjetur në KZA 59 Fier, Qendrën e Votimit 3134/01.
Sipas informacioneve, në QV janë marrë 547 fletë votimi, por kanë gjetur 47.
Në sistem del që janë dërguar 547 fletë.
E paprecedentë! Votuese në Tiranë, kandidatja e PD futet në qendrën e votimit në Fier dhe u bën presion komisionerëve
Një situatë e paprecedentë është konstatuar në Fier.
Silva Hasaj, kandidate e PD në Qarkun Fier është futur në qendrën e votimi, ka takuar njerëz dhe po u bën presion komisionerëve, ndërkohë që është votuese në Tiranë.
Kandidatja e PD hyn në Qendrën e Votimit në Ruzhdie të Fierit, PS denoncon rastin në KQZ
Komisionerët e PS denoncojnë në KQZ me foto dhe video hyrjen në një qendër Votimi në shkollën “Sadush Dervishi” në njësinë administrative Ruzhdie të kandidates PD, Aleanca Madhështore Samena Malena.
Sipas komisionerëve të PS kandidatja voton në Kasnicë por ka hyrë në ambientet e shkollës “Sadush Dervishi” në Ruzhdie ku zhvillohet procesi i votimit.
Ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe fillimisht është njoftuar edhe KZAZ të cilët kanë ndjekur rastin në këtë shkollë.
“S’ka burrë nëne…”, përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi
Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.
“S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.
Luan Baçi denoncon parregullsi serioze në Fier: Mungojnë 500 fletë votimi nga një kuti, vëzhgues të PS me lista në duar
Demokrati Luan Baçi ka denoncuar disa parregullsi serioze në disa qendra votimi në Fier, duke akuzuar Partinë Socialiste për presione dhe manipulime gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, janë konstatuar raste flagrante të shkeljeve në disa QV, ku vëzhgues të PS-së janë kapur me lista në duar, duke monitoruar votuesit dhe duke ushtruar presion të heshtur.
Në QV nr. 3030 (Kinoteatri Fier) janë parë vëzhgues të PS-së me lista në duar, ndërsa në QV nr. 3021 (Shtëpia e Pionierit) dhe 2996 (Mark Dashi) është vërejtur e njëjta skemë. Ndërkohë, në QV nr. 2988 (Bishanak), një vëzhguese e PS-së është pozicionuar pranë kutisë së votimit, duke ndikuar në mënyrën e palosjes së fletëve, çka e bën të dukshëm votimin për PS.
Gjithashtu, Baçi raportoi për një incident të rëndë në QV nr. 3134/01, ku sipas tij, një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët.
Reagimi i plotë i Luan Bacit:
“Nuk është hyrje në qendrën e votimit për të shkelur kodin zgjedhor apo ligjin, por ka qenë interesim për të verifikuar këto shkelje të ligjit,” tha Baçi.
“Më lejoni të përmend këtu kutinë e votimit që ka ardhur me 500 fletë votimi mangët. KZAZ 59, QV 3134/01 fletë votimi kanë marrë 47, mungojnë 500 në kuti. Dhe tani, me urdhër të KQZ-së, janë shpërndarë nëpër qendrat e tjera për të mbledhur fletë votimi për të plotësuar këtë kuti me mangësi.
E kam denoncuar edhe në mëngjes, në shumë QV ka pasur vëzhgues në thonjëza të PS që e kanë pasur historikun e tyre, mbajtjen e shënimeve për çdo qytetar brenda qendrës së votimit, intimidimin e qytetarëve, marrjen e informacioneve për komshinj të afërm, kush ka ardhur dhe kush nuk ka ardhur.”
Kiduina Zaka denoncon përfaqësuesit e PD-së në Fier: Kanë braktisur detyrën dhe po ushtrojnë presion në qendrat e votimit
Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Kiduina Zaka, ka akuzuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit. Në një deklaratë publike, Zaka tha se disa përfaqësues të PD-së kanë braktisur detyrën dhe po përpiqen të pengojnë zhvillimin normal të procesit zgjedhor.
Deklarata e plotë e Kiduina Zakës:
“Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit.
Përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën, në disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.
Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese.
Ndërkohë që në orët e para të procesit të votimit janë vërejtur kandidatë të Partisë Demokratike që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendim këtu kandidatët Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela dhe Samena Malenaj, të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hyjnë në qendrat e votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët ndërkohë që ata kryejnë detyrën sipas parashikimeve ligjore.
Të gjitha këto veprime në shkelje të ligjit nga kandidatët e PD janë referuar pranë KZAZ-ve dhe KQZ-së, dhe skuadra juridike e Partisë Socialiste të qarkut Fier po procedon me kallëzime individuale për secilin kandidat të Partisë Demokratike që hyn në qendrat e votimit në shkelje të plotë të Kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi. Të gjitha këto aksione janë të vërtetuara me pamje filmike dhe fotografi.
Partia Socialiste e qarkut Fier kërkon nga kandidatët e të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe të mos afrohen pranë qendrave të votimit më shumë se 150 metra.
Partia Socialiste është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në respekt të plotë të Kodit Zgjedhor, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi.”
View this post on Instagram
Përplasje fizike në Lushnjë/ Pezullohet procesi i votimit, ndërhyn policia
View this post on Instagram