Zgjedhjet e 11 majit/ Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës.

Nga arratia, ish-numri 2 i qeverisë ka bërë regjistrimin në sistem dhe pas dy refuzimeve dha adresën e saktë të banimit. Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Esiona Konomi, atij i ka mbërritur sot në mëngjes e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra.

Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023 për inceneratorët, ndërsa prej 24 korrikut ai në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për  “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”