Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada e SHBA në Tiranë: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

Ambasada Amerike në Tiranë ka uruar përmes një mesazhi në rrjetet sociale vendin tonë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë” shkruhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA.