Emocionet e fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2025 kanë nisur të ndihen në Tiranë.
Është kryebashkiaku Erion Veliaj që ka shkaktuar një vatër të vërtetë shkarkimesh në hallkat drejtuese të Bashkisë së Tiranës.
Sipas burimeve, Veliaj ka shkarkuar 12 drejtorë për të sjell një formatim të Bashkisë. Bëhet fjalë për dikastere si UKT, Policia Bashkiake, Kopshti Zoologjik, Qëndrat Sociale dhe Muzeumet, të cilët tashmë kanë një drejtues të ri.
Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ