Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla i përgjigjet opozitës: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni

Ministri Taulant Balla në lidhje me kërkesën e opozitës për zgjedhjen Avokatit të Popullit  ka deklaruar se se nuk mund të vijnë në senacë të kërkojnë një emër me këmbëngulje, por duhet të ulen dhe të ndërtojnë një proces ndërsa theksoi se kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë.

Opozita ka pasur ekskluzivitietin e propozimit të një emri. Në të gjitha rastet e tjera ka pasur një proces, modeli më i mirë ka qenë ai i vitit 2012, kur grupi i PS në opozitë në atë kohë, jap një proces të hapur ku konkurruan një numër i konsiderueshëm kandidatësh dhe ka patur konsultim me grupin e mazhorancës për të rënë dakord me emrin. Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm. Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla.