Zëvendëspresidentja e Policisë Kriminale gjermane takim me Dumanin: Model suksesi në bashkëpunimin me SPAK
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, mirëpriti Zëvendëspresidenten e Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë, Martina Link.
Takimi u përqëndrua në forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Dumani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjelltë në kohë reale dhe angazhimin e SPAK për të intensifikuar bashkëpunimin, veçanërisht në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.
Link vlerësoi skuadrat e përbashkëta hetimore si një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve gjermane të zbatimit të ligjit.