Gentian Zenelaj: Humori i zi i Amos po krijon dashakeqësi
Amos Zaharia këtë herë ka rënë në grackën e aktorit të njohur Gentian Zenelaj. Së fundmi Zenelaj ka qenë i ftuar në “Pardon My French”, ku nuk ka nguruar që të komentojë mbi mikun e tij. Aktori u shpreh se shoku i tij ka një “humor të zi”, por u shpreh se pavarësisht kësaj nuk e justifikon keqdashësinë e komentuesve.
“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt,”-tha aktori.
Kjo nuk është hera e parë që Amos është komentuar nga miqtë e tij për të cilin një pjesë e madhe e tyre janë shprehur se humori i tij i zi i bërë së bashku me Dea Mishel po i krijon atij një figurë shumë të keqe tek audienca.
I pyetur nëse Amosi një lidhje jashtë, Gentian Zenelaj u shpreh se nuk i pëlqen të ndërhyjë në jetën e tij private.
GAZETARE: LIVIA KALLFA