“Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?”- Rama batuta me të riun në Belsh: Po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka!
Kryeministri Edi Rama pati një moment komik me njërin prej të rinjve në Belsh gjatë takimin elektoral me ta, ku iu drejtuar duke i thënë: “Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?”.
Teksa fliste para tyre, Rama i tërhoqi vëmendjen djalit përballë tij, që nuk po e dëgjonte, por po fliste më një vajzë krah tij.
“Unë i thash zogu se ai po shihte ne telefon çfarë po i thoshte zoçka që është shumë e rëndësishme, por është dhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment”, tha Rama.
Rama: Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek? Besoj se po më dëgjon, tani po. Ka dhe momente shkëputjesh. Unë i thash zogu se ai po shifte ne telefon çfarë po i thoshte zoçka që është shumë e rëndësishme, por është dhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment për të realizuar diçka më shumë se për të tjerët, ka rëndësi për gjeneratën tuaj.