“Zemër mbylle pak derën”/ Po komentonte debati Livia-Gerta në BBV4, të qarat e vajzës e pengojnë Sara Gjordenin të japë opinionin e saj

Sara Gjordeni i është bashkuar live-s në Instagramin e Replika.al ku çdo prime opinionistët Meridiani, Arbër Zeka, Liami dhe Ilir Beqiri diskutojnë dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sara është pyetur se çfarë mendon në lidhje me debatin Gerta-Livia, ku gazetarja e ka akuzuar atë se është futur në një marrëdhënie, bëhet fjalë mes Mevlanit dhe bashkëshortes së tij që është shtatzënë. Madje ajo i ka përmendur edhe programin “Përputhen”, nga ku është bërë e famshme.

Livia ka shpërthyer në lot dhe e ka akuzuar atë se është e “palarë dhe pise”.

Sara shprehet se të dyja konkurrentet i ka shumë qejf, por nuk është dakort që një konkurrent të fusë gjera nga jashtë. Ndërkohë që ajo jepte opinionin e saj, vajza e Sarës po qante dhe i kërkon Bardhit të mbyllë derën.