Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe për vrasjen e disa personave nga Zyra e Presidentit.

Presidenti ukrainas ka qenë objektiv i komploteve të shumta të atentatit dhe i ka mbijetuar të paktën pesë përpjekjeve gjatë rrjedhës së luftës Rusi-Ukrainë.

Në një intervistë për The Guardian, presidenti i Ukrainës tha se në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkallë të gjerë, atij iu kërkua të largohej nga vendi.

“Kishte presion nga anë të ndryshme. Disa njerëz donin të më vrisnin. Kishte të shtëna e kështu me radhë. Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë, dhe njerëz të tjerë po na mbronin. Kishte një sulm nga ajri, e kështu me radhë. E gjithë kjo po ndodhte. Dhe në të njëjtën kohë, kishte ultimatume. Ata po bënin presion” tha mes të tjerash ai.