Zelensky telefonatë me Ramën, presidenti i Ukrainës zbulon temat e diskutimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenksy bën të ditur se Shqipëria do jetë pjesë e Samitit të Paqes ku falenderoi edhe Ramën për prezencën e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.

E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv.

Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje.