Zelensky takon Macron: Më 11 mars, takim në Paris për garanci sigurie ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të Këshillit të Evropës në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën dhe masave të reja për mbrojtjen e Evropës.

Gjatë bisedës, dy liderët diskutuan për takimin e planifikuar më 11 mars në Paris, ku do të mblidhen përfaqësues ushtarakë të vendeve të gatshme për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën.

“Koordinuam qëndrimet dhe hapat e ardhshëm. Kemi një vizion të përbashkët dhe të qartë: një paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme është e mundur përmes bashkëpunimit mes Ukrainës, gjithë Evropës dhe Amerikës. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi Zelensky.