Zelensky takohet me Papa Leonin XIV pas inaugurimit, shpreh mirënjohjen për gatishmërinë e Vatikanit për paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me Papa Leonin XIV pas meshës së inaugurimit të tij në Vatikan. Në këtë takim, Zelensky falënderoi Atin e Shenjtë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe rolin e tij në përpjekjet për paqen në rajon.

“Autoriteti dhe zëri i Selisë së Shenjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përfundimin e kësaj lufte,” tha Zelensky, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së Vatikanit si një platformë për negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai theksoi se Ukraina është e gatshme për dialog në çdo format për të arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. “Ne e vlerësojmë mbështetjen për Ukrainën dhe zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” shtoi Zelensky.