Zelensky reagon pas takimit të dështuar me Trump: Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme
Pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në platformën X. Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-së, ndërsa theksoi se Ukraina kërkon një paqë të drejtë dhe të qëndrueshme.
Mesazhi i Zelenskyt
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidenti Trump, Kongresi dhe populli amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi Zelensky.
Akuzat për “mungesë respekti” ndaj SHBA-së
Reagimi i Zelenskyt vjen pas akuzave të Trump dhe zv.presidentit JD Vance, të cilët e cilësuan sjelljen e tij si mosrespektuese ndaj SHBA-së. Vance e kritikoi presidentin ukrainas për mungesë mirënjohjeje, duke theksuar se ai nuk ka falënderuar sa duhet SHBA-në për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës me Rusinë në vitin 2022.
Takimi mes Trump dhe Zelenskyt u karakterizua nga debate të ashpra, ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp u anulua për shkak të tensioneve mes dy liderëve.