Zelensky nga Parisi: SHBA ndryshon vazhdimisht kushtet e marrëveshjes për mineralet, por ne jemi pro bashkëpunimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar gjatë samitit në Paris se Shtetet e Bashkuara ndryshojnë vazhdimisht kushtet e marrëveshjes për mineralet, duke bërë që negociatat të jenë të vështira.

Ai theksoi se nuk do të udhëtojë në Uashington, pasi aktualisht nuk ka një çështje konkrete në rendin e ditës për t’u diskutuar. Megjithatë, Zelensky theksoi se Ukraina nuk është kundër Shteteve të Bashkuara, por mbetet e hapur për bashkëpunim.

“Ne kemi treguar vazhdimisht se po dërgojmë sinjale pozitive. Ne jemi pro bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha ai.

Këto deklarata vijnë në një moment kur marrëdhëniet midis Kievit dhe Uashingtonit janë nën vëzhgim, veçanërisht për çështjet e ndihmës ushtarake dhe ekonomike që SHBA ofron për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.