Zelensky me deklaratë të fortë: I gatshëm të heq dorë nga presidenca në këmbim të…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë, duke shprehur gatishmërinë për të lënë postin e tij nëse kjo do të siguronte anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Në një intervistë të fundit, Zelensky reagoi ndaj komenteve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e kishte quajtur atë një “diktator që po bën një punë të tmerrshme” në platformën e tij “Truth Social”.

“Unë nuk do t’i quaja fjalët e Donald Trump një kompliment,” tha Zelensky, duke shtuar me ironi: “Unë nuk u ofendova, por një diktator do të ishte ofenduar.”

Më tej, ai theksoi se prioriteti i tij mbetet e ardhmja e Ukrainës dhe siguria e saj. “Jam i gatshëm të heq dorë nga presidenca nëse kjo do të garantonte hyrjen e Ukrainës në NATO,” deklaroi ai, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në përballjen me agresionin rus.

Kjo deklaratë vjen në një kohë të tensionuar për Ukrainën, ndërsa përpjekjet për të siguruar anëtarësimin në NATO vazhdojnë të jenë një nga synimet kryesore të Kievit.