Zelensky flet pas takimit të tensionuar me Trump: Nuk mendoj se i detyrohem një falje, por raporti ynë mund të shpëtohet!
Një ditë pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Fox News.
Zelensky ka thënë se nuk mendon se i detyrohet një falje presidentit amerikan Donald Trump, pas takimit të tensionuar një ditë më parë.
Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i kërkoi më herët Zelenskyt të kërkonte falje pas përplasjes me presidentin Trump në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Ai duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës sonë me një takim që përfundoi në këtë mënyrë,”deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një interviste për CNN.
Nga ana e tij Zelensky theksoi se marrëdhënia mes tyre mund të shpëtohet dhe të përmirësohet.
Udhëheqësi ukrainas pranoi se “përplasja” e tij me Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance “nuk ishte gjë e mirë për asnjërën palë”.
“Me gjithë respektin për Lindsey, nëse mund të them Lindsey ne e njohim njëri-tjetrin, por vetëm Ukraina voton për presidentin e vetë, secili vend voton për presidentin e vetë.”