Zelensky bisedë telefonike me kancelarin Sholz: Jo një armëpushim të përkohshëm, por …

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pranon se ka zhvilluar një “bisedë të sinqertë” me kancelarin gjerman Olaf Scholz me telefon, për çështje të ndryshme, përfshirë sigurinë e ardhshme të Ukrainës.

“Ne mbështetemi në unitetin e Evropës rreth Ukrainës dhe po punojmë për të. Ne të gjithë duam një të ardhme të sigurt për popullin tonë. Jo një armëpushim të përkohshëm, por një fund të luftës njëherë e përgjithmonë. Me përpjekjet tona të koordinuara dhe udhëheqjen e SHBA, kjo është plotësisht e arritshme.” 

Scholz thotë gjithashtu në “X” se ai i tha Zelenskit “solidariteti ynë është i pathyeshëm” dhe se presidenti i SHBA do të marrë një rol udhëheqës, pasi po negociojnë për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme.