Zelenski braktis uniformën ushtarake, shfaqet me kostum të zi në samitin e NATO-s në Hagë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, mori pjesë sot në Samitin e NATO-s në Hagë në një paraqitje të pazakontë, duke lënë mënjanë uniformën luftarake dhe duke zgjedhur një kostum të zi formal. Në vend të veshjes së zakonshme taktike, ai u shfaq me një xhaketë elegante me nuanca ushtarake, pantallona klasike dhe këmishë pa kollare, duke reflektuar një qasje më diplomatike për sigurimin e mbështetjes ushtarake perëndimore.
Gjatë ditës, Zelenski zhvilloi një takim dypalësh me presidentin amerikan Donald Trump, ku diskutoi armëpushimin dhe paqen e vërtetë në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Në një postim në rrjetin social X, ai e përshkroi takimin si “përmbajtës” dhe falenderoi SHBA-në për vëmendjen dhe gatishmërinë për t’u angazhuar:
“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Ne e vlerësojmë gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes.”