Zbulohet si janë futur tymueset në Parlament, u përdorën parfumet e deputeteve

Tymi ‘pushtoi’ seancën e sotme të Kuvendit, ku deputetët e Sali Berishës ndezën disa tymuese duke bërë që seanca të mbyllet për 5 minuta. Seanca më e rëndësishme e vitit, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024 u zhvillua mes kaosit dhe tensionit.

Pavarësisht se kishte një prani të shtuar të Gardës dhe deputetët u kontrolluan në hyrje nga gardistët, mbështetësit e Berishës sërish kanë arritur që të fusin në Kuvend tymueset, të cilat i ndezi Flamur Noka, që u përjashtua nga Nikolla, por edhe deputeti Bledion Nallbati.

Mediat raportojnë se deputetët e Rithemelimit kanë përdorur parfumet e kolegeve të tyre për të futur tymueset.