Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, në kërkim kultivuesit

Zbulohet një parcelë me kanabis në Vaun e Dejës. Në saj të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Territor i pastër”, u zbulua për kontrolleve me helikopter, një parcelë me 15 547 fidanë e bimë kanabis. Sakaq, policia është në kërkim të kultivuesve të drogës.

NJOFTIMI I POLICISE

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.