Zbulohet ish-partnerja e Gjestit, miku i tij tregon më shumë për raportin me Diellzën

  1. Banori i “Big Brother VIP”, Gjesti, ka rrëfyer për herë të parë gjatë ‘prime’-it të fundit për ish-partneren e tij, të cilës i kushtoi edhe një letër në ditën e të dashuruarve. Ai u shpreh se me të ka përjetuar emocione unike, që nuk beson se do t’i ndiejë më.

Lidhur me këtë histori ka folur miku i tij i ngushtë, DJ Gimbo, i cili ishte i ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”. Ai konfirmoi se ish-partnerja e Gjestit quhet Diellza dhe se çifti kanë pasur një lidhje serioze, madje kanë bashkëjetuar.

“Diellza është ish-e dashura e Gjestit, kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë. Janë ndarë para 7-8 muajsh dhe tashmë secili ka vazhduar rrugën e tij,” u shpreh DJ Gimbo.

I pyetur nëse Gjesti e ka harruar atë apo jo, ai tha:
“Çfarë ndjen Gjesti, e di vetëm ai. Nuk e di nëse e ka ende në mendje, por di që mes tyre gjithçka ka përfunduar.”

Sa i përket ndonjë reagimi nga Diellza pas deklaratave të Gjestit, miku i tij konfirmoi se ajo nuk ka kontaktuar me askënd dhe nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me situatën. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të reagojë në vijim.