është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy shqiparë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja. Ai është Azdren Muharremi, 48 vjec nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.
Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është i arrestuar ma parë për drogë në Turqi nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër. Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Vec identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.
Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.
Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.