Zbulohet fotografia! Shqipëria rrezikon të preket nga lufta, Izraeli: Irani është një rrezik global

Në një deklaratë të fundit zyrtare, autoritetet izraelite kanë theksuar se veprimet e fundit ushtarake kundër Iranit ishin të pashmangshme, duke paralajmëruar se kërcënimi që paraqet Irani nuk kufizohet vetëm në nivel rajonal.

“Irani është një kërcënim global,” thuhet në deklaratë. “Izraeli nuk është qëllimi përfundimtar i regjimit iranian, është vetëm fillimi. Përballë një kërcënimi të tillë, nuk kishim tjetër zgjedhje përveçse të vepronim.”

Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve në rritje midis dy vendeve, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një përshkallëzimi më të gjerë në rajon dhe pasojat e mundshme globale.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës izraelite. Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare po ndjekin situatën me shqetësim të madh.

 

Kjo është harta e publikuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që tregon rrezen e veprimit të raketave që disponon aktualisht Irani. Raketat me rreze të gjatë veprimi deri në 2 000 kilometra. E rrezikuar duket se është edhe Shqipëria bashkë me jugun e Italisë.