Zbulohet ditari me skandalet seksuale të deputetëve britanikë: Nga agjentja e KGB-së te skenat e turpshme në festa

Një ditar i publikuar së fundmi ka tronditur politikën britanike, duke zbuluar një sërë skandalesh të deputetëve konservatorë. Ditari i Simon Hart, ish-Koordinatori Kryesor i Grupit Parlamentar, tregon raste skandaloze që përfshijnë marrëdhënie të dyshimta, afera të fshehta dhe sjellje të papranueshme në mesin e zyrtarëve të lartë.

Një prej rasteve më tronditëse përfshin një deputet konservator, i cili u bllokua në një shtëpi publike në Bayswater me 12 gra të zhveshura dhe një grua që ai dyshonte se ishte agjente e KGB-së. Në një telefonatë të bërë në orën 2:45 të mëngjesit, deputeti i dehur kërkoi ndihmë nga Hart, duke pretenduar se ishte në kurth dhe i kishin mbaruar paratë. Hart organizoi një “mision shpëtimi” për ta nxjerrë prej andej, por më pas ai u përfshi në një tjetër incident me një shofer taksie, që sipas tij, kërkonte 3,000 paund për favore të turpshme.

Në një tjetër episod të shënuar në ditar, një ish-sekretar i kabinetit u kap duke u sjellë në mënyrë të papërshtatshme me një gazetare, ndërsa një deputet tjetër i martuar i tha një gruaje se “fustani i saj do të dukej më mirë në dyshemenë e dhomës së tij të gjumit”.

Ditarët e Hart, të titulluar Ungovernable (Të pakontrollueshmit), janë publikuar pjesërisht nga The Times, duke nxjerrë në pah kaosin brenda Partisë Konservatore. Ai përshkruan gjithashtu sesi ministrat u paralajmëruan të mos angazhoheshin me “gra jashtëzakonisht të bukura kineze”, nga frika se mund të ishin spiune.

Një rast tjetër përfshin një këshilltar special që kishte marrë pjesë në një orgji dhe kishte përfunduar duke bërë një veprim të turpshëm mbi kokën e dikujt tjetër. Po atë ditë, Hart mësoi se një punonjës i Parlamentit kishte shkuar në një festë i veshur si pedofili famëkeq Jimmy Savile dhe kishte kryer marrëdhënie me një kukull që fryhet.

Publikimi i këtyre ditarëve ka shkaktuar një furtunë në politikën britanike, me emra të njohur që po përpiqen të shmangin ekspozimin në këtë rrëfim tronditës për jetën e fshehtë të disa deputetëve konservatorë.