Zbulohet depozita më e madhe e arit në botë në Kinë, vlerësohet në 83 miliardë dollarë

Një zbulim i jashtëzakonshëm gjeologjik është bërë në provincën Hunan të Kinës, ku ekspertët kanë identifikuar depozitën më të madhe të arit në planet.

E njohur si depozita e arit Wangu, ajo përmban rreth 1000 ton ar të pastër, me një vlerë të mundshme prej 83 miliardë dollarësh.

Hulumtimi u krye nga zyra gjeologjike rajonale, duke analizuar më shumë se 40 depozita me përqendrim të lartë ari, mesatarisht 138 gramë për ton shkëmb, të vendosura në një thellësi prej 2000 metrash.

Ky zbulim përforcon pozicionin e Kinës si prodhuesi më i madh i arit në botë, duke tejkaluar fuqitë tradicionale si Australia, Rusia dhe Kanadaja.

Megjithatë, shfrytëzimi i kësaj depozite paraqet sfida serioze mjedisore, përfshirë ndotjen e ujërave dhe dëmtimin e habitatit natyror.