Zbulohet axhenda! Kreu i PS, Edi Rama uron Pashkën nga …
Në axhende parashikohet që Rama të jetë në sheshin e katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Korçë për të marrë dritën dhe për të uruar besimtarët e krishterë nga Korça për Festën e Pashkës.
Ndërkohë edhe ditën e nesërme kryeministri Rama do të marrë pjesë në orën 11:00 në ceremoninë e ringjalljes për të vijuar por nuk përjashtohet mundësia të bëjë një takim në kishën katolike në Korçë.
Në axhenden e kryeministrit Rama janë parashikuar edhe takime të shumta elektorale në Maliq, Pogradec, Korçë, Kolonjë ndërkohë që me rëndësi është takimi në mesditë me palën Azerbajxhanase përsa I përket projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës.