Antarktika, kontinenti i ngrirë, mbetet kryesisht jashtë kufijve për fluturimet ajrore komerciale, pavarësisht se disa rrugë do të ishin më të shkurtra nëse kalonin mbi të. Ekspertët zbulojnë arsyet pse linjat ajrore hezitojnë të kalojnë mbi këtë hapësirë të madhe akulli.
Sipas ekspertes spanjolle të aviacionit, Marita, e cila ndau informacionin në një video në TikTok, një nga faktorët kryesorë është trashësia e ndryshme e atmosferës mbi Antarktikë.
Marita shpjegon se shtresat e atmosferës nuk janë të njëjta në të gjithë planetin, për shkak të rrotullimit të Tokës. Në ekuator, këto shtresa janë më të trasha dhe sigurojnë më shumë mbrojtje nga rrezatimi diellor, ndërsa në pole ato janë më të holla.
“Nëse aeroplanët fluturojnë nëpër troposferë mbi Antarktikë, ku atmosfera është më e hollë, ata do të ekspozohen ndaj më shumë rrezatimi diellor”, shpjegon ekspertja.
Ajo shton se gjatë karrierës së tyre, pilotët marrin më shumë rrezatim se njerëzit që punojnë në një termocentral bërthamor, prandaj është e rëndësishme të shmangen zonat ku rrezatimi është më i lartë.
Përveç rreziqeve për pilotët dhe pasagjerët, Antarktika vazhdon të ngjallë kuriozitet me misteret e saj. Një punonjës i Google Earth pretendon se ka zbuluar një formë të çuditshme në mes të dëborës, e cila duket si fytyra e një alieni.
Një imazh satelitor i shpërndarë në Reddit ka nxitur debate të shumta, pasi figura e gjetur duket të ketë sy, hundë dhe gojë, duke rritur spekulimet mbi mundësinë e formave të tjera jete në rajonin më ekstrem të Tokës.