Zbulohet arsenal armësh në Vlorë, arrestohet personi që i posedonte

Një person u arrestua në fshatin Babicë të Vlorës. Luçiano Derraj u vu në pranga pasi posedonte një arsenal armësh.

Posedonte arsenal armësh, anëtar  i njëgrupi krimnal në qytetin e Vlorës. U bë sekeustrimi i një armatimi armë zjarr snajper, pjesë perberse arme luftarake, armë zjarri kalibër 10 mm, armë pistoletë me ngjyrë bronzi, 7 kallëp lëndë ekspolozivi”, tha policia në një deklaratë.

Policia në një konferencë për shtyp bëri me dije se i arrestuari që ruante bazën e armatimeve dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.

Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.