Zbulohen tre banorët e parë të Big Brother VIP Albania!

Emocionet e spektaklit “Big Brother VIP” do të përjetohen duke nisur nga 21 dhjetori.

Të shumtë janë emrat që qarkullojnë rreth personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme.

Aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi, aktori Laert Vasili dhe këngëtari Marin pritet të jenë në mesin e atyreve që do hyjnë që nga fillimi në garë për çmimin e madh.

Këta personazhe të njohur të artit dhe muzikës shqiptare pritet të sjellin dinamizëm dhe emocione në shtëpi.